Sip, Savor, Repeat
HISTORIKU kantina Medaur kantina Medaur
Udhetimi jone
Rrugëtimi "Medaur" "Medaur"
ISO 22000-2005
Certifikimet Certifikimet
SInce 2003
Vizioni Medaur Medaur
-
Udhëtimi filloi
2003
Kompania Medaur themelohet në vitin 2003 në Koplik të Malësisë së Madhe.
-
Bashkëpunime
2010
Në vitin 2010 kompania filloi të bashkëpunonte me profesioniste që njihnin vreshtat, produktin dhe lançoi produkte të reja.
-
Transformimi
2018
Ne vitin 2018 kantina ndërmori nismën për të ndryshuar cilësinë dhe prodhimin duke bërë investime ne të gjithë sektorët: staf, teknologji, prodhim dhe vreshta.
VIZIONI YNË YNË
Vizioni i kantinës Medaur është që të jetë ambasador i produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare. Kantina kontrollon produktin në çdo fazë që nga vreshtat dhe deri në fazën finale tek konsumatori dhe kjo e ndihmon kantinën që të ketë qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi në treg.
NJERËZIT TANË TANË
Baza e çdo suksesi është puna në ekip. Në vitin 2018 enologu italian Federico Cerreli mori drejtimin e kantinës Medaur. Ai është një ndër enologët më të mirë në kantinat e Chianti Toskane si: Antinori, Castello di Gabbiano, Cavalliere d’oro etj. Bashkëpunojmë me nivelet më të larta edhe në Shqipëri sic eshte Prof. doc. Renata Kongoli. Medaur ka rreth 35 punonjës full time dhe rreth 100 punonjës sezonal të shpërndarë në të gjithë sektorët. Zgjodhëm që stafi jonë të jetë një kombinim i ekspertëve italianë e shqiptarë e gjitha për cilësinë më të lartë dhe sigurinë ushqimore.
AVANTAZHET TONA TONA
Gjurmojmë produktin nga faza fillestare deri tek konsumatori final. Cilësia e Medaur vjen pasi:
- Zotëron 50 ha vreshta dhe prodhon varietetet që i nevojiten kantinës
- Ka dhjetra sarbatorë me kontroll temperaturë konstante
- Përdor teknologjinë italiane Gai
- Ka laborator për analiza të detajuara
- Në çdo sektor ka specialist të kualifikuar