loader
img
50 hektarë, 13 lokacione

Kantina medaur VRESHTAT VRESHTAT

Medaur zotëron rreth 50 ha vreshta të shpërndara ne 13 lokacione të ndryshme përshtatur për rritjen e të gjithë varieteve. I gjithë procesi i është nënshtruar një studimi të detajuar nga ekspertë të fushës për të analizuar parametrat e tokës, të zonës dhe përshtatjen e varieteve te rrushit për rritjen e tyre. Tokat janë gurishtore e të ngrohta, të cilat shtrihen përgjatë bregut verilindor të Liqenit të Shkodrës, pllajës së Zagorës dhe luginës së bukur të Shkrelit Malësia e Madhe është një natyrë e pastër ku e kombinuar me kërkesat tona kemi përshtatur rritjen e rrushit autokton Kallmet dhe sigurimin e një cilësie perfekte në shije, aromë, ngjyrë. Rreth 300 m mbi nivelin e detit është fshati Zagorë i rrethuar nga malet e bukura në fushat e të cilit rriten varietet tona si Chardonnay, Cabernet, Trebbiano, Angelot shoqëruar me freskinë dhe aromën e një vere me kualitet të lartë dhe një shije që zgjat. Dëshira jonë e madhe për të pasur një verë autoktone shqiptare ka bërë që fokusi jonë të jetë drejt asaj që ne e njohim mjaft mirë rrushin Kallmet të cilit do ti shtojmë numrin e parcelave tona për ti dhënë dimensione të tjera në ngjyrë, shije dhe aromë.
VreshtaAjer (3)
Vreshta (4)
img
Rrugëtimi ynë

Historia Medaur Medaur

SInce 2003

Pozicioni Vreshtave Vreshtave

VRESHTAT NË ZAGORË ZAGORË

Zagora është një fshat në një luginë rreth 330 m mbi nivelin e detit dhe ndodhet në Malësinë e Madhe! Nga studimet që i janë bërë terrenit, klimës dhe pozicionit gjeografik është vlerësuar si një terren perfekt për mbjelljen e vreshtave të rrushit. 🍇
Pikërisht kjo është arsyeja se pse janë mbjellë dhjetra hektarë! Këtu e kemi patur pikënisjen në vitet 1998-1999 dhe një pjesë e madhe e vreshtave tona ndodhen në këtë zonë edhe në ditët e sotme!
Këtu kemi vlerësuar se është terreni ideal për varietetet si
– Chardonnay
– Trebbiano
– Cabernet
– Kallmet Elegance  
Vreshta (16)
VreshtaAjer (4)
Vreshta

VRESHTAT NË KOPLIK KOPLIK

Në zonën e Koplikut, e cila ndodhet pranë liqenit të Shkodrës janë kryesisht vreshtat e reja që ne kemi krijuar. Duke patur temperatura relativisht më të larta sesa në Zagorë, disa varietete si Kallmet dhe Vermentino i kemi zhvendosur në këtë rajon.

Vreshta (2)
img
img
img
Produkte totalisht bio

Me shume se Vere Vere

Vjelja

Clarification

Wine-bottle-1-1

Fermentation

Vjetersimi dhe mbushja me shishe

Njerëzit pas madhështisë

Foto Galeri Galeri