loader

Arsyeja që filloi vjeterimi e verës në fuçi lisi fillimisht nuk ishte i qëllimshem, por rezultati i një aksidenti dhe rastesise. Mbi dy mijë vjet më parë, kur romakët filluan të përhapin perandorinë e tyre në të gjithë globin, ata jo vetëm që donin të merrnin me vete armë dhe ushqim, por edhe verë

Vera ishte më e sigurt për të pirë sesa uji, siguronte kalori për trupat e kequshqyer.  Për disa mijëra vjet, duke filluar me egjiptianët e lashtë, amfora prej balte ishte mënyra se si ushtritë (dhe tregtarët) transportonin verën në distanca të gjata.  Kishte civilizime të tjera, kryesisht në rajonin e Mesopotamisë, të cilët përdornin fuçi druri palme. Ndërsa fuçitë e drurit të palmës peshonin shumë më pak se amforat prej balte, druri i palmës ishte mjaft i vështirë për t’u përkulur.

Barriket prej dru lisi ofruan një avantazh tjetër në atë që ishte hermetik nëse vulosej siç duhet, megjithëse kjo ishte një sfidë e madhe.

Pasi transportuan verërat e tyre në fuçi, për ca kohë, romakët dhe shoqëritë e tjera pas tyre, filluan të kuptojnë se fuçitë e lisit i jepnin cilësi të reja, të këndshme verës.  Kontakti me drurin e bëri verën më të butë dhe më aromatike, dhe disa verëra, gjithashtu i bëri më të shijshme.  Për shkak të pjekjes minimale të drurit, verërat krijuan aroma shtesë si karafil, kanellë, erëza ose vanilje dhe kur të qendronin Akoma me shume, paraqitnin shije shtesë të pranishme, të tilla si karamel, vanilje apo edhe gjalpë

Shtimi i  aromës së lisit nga vozat e lisit ne vere  zvogëlohet sa herë që ato përdoren.  Ju gjithashtu do të vini re se periudhat e stazhonimit te veres ne voza lisi ndryshojnë në varësi të preferencës së prodhuesit të verës, si dhe llojit të verës. Barriket (vozat e lisit) janë tradicionalisht 225 litra,